Kadriaj: VV bojkotoi qëllimshëm, ndërprerja e seancës e jashtëligjshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadriaj: VV bojkotoi qëllimshëm, ndërprerja e seancës e jashtëligjshme

    Insajderi
    17 April 2025 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës do e shtyjë seancën konstituive për të shtunën.

    Kryesuesi më i moshuar i Kuvendit i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi të shtyjë seancën pas 48-orësh.

    Deputetja nga AAK, Time Kadriaj, ka thënë se kryesuesi Avni Dehari, ka kërkuar që të ‘‘formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc’’, gjë që është kundërshtuar një e gjë e tillë.

    Ajo tha se ndërprerja e seancës është e jashtëligjshme.

    “Ne sot ishim prezent, kërkuan konsultim për të blerë kohë, aty kërkuan formimin e një komisioni ad-hc dhe konstatuam se nuk ka pasur nevojë. Kemi prit që seanca të vazhdojë dhe të bëhet votimi i raportit. Kjo është antikushtetuese, antiligjore. Ai dëshiron të blejë kohë me të sepse nuk i ka votat dhe po mundohet jashtëligjshëm. Qëllimshëm e bojkotuan”, tha ai./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark