Kadrijaj: Data 26 është shumë afër, Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Data 26 është shumë afër, Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit

    Insajderi
    21 July 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se afati i caktuar nga Kushtetuesja po afron, dhe se data 26 është shumë afër, ndërsa Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit.

    Sipas saj, pas këtij afati, me gjasë, Gjykata do t’ia japë mundësinë një partie tjetër.

    “Nuk po e shoh se ku është qëllimi i takimeve të tyre, as cilat janë kërkesat e Limajt dhe as Kurtit. Afati i Kushtetueses po afron, i 26-ti është shumë afër dhe Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit”.

    “Pas këtij afati, me gjasë, Gjykata do t’ia japë mundësinë një partie tjetër”.

    “I kam ra pishman edhe për ato që kam thënë, me gjasë nuk do ta votoj asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kadrijaj, para seancës së 50-të konstituive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark