Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat

    Insajderi
    05 June 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur para nisjes së seancës së 27 konstituive.

    Kadriaj deklaroi se Kurti e Bahtiri duhet të prejnë Kurban për t’i gjetur votat që të arrijnë që Albulena Haxhiu të zgjidhet si kryeparalamentare.

    Presim me u përsërit skenari i njëjtë, seanca mos të zgjas më shumë se gjysmë orë, dhe kjo nuk është e drejtë që po ndodh nga z.Kurti dhe partia e tij, u dashtë të siguroj shumicën e thjeshtë në mënyrë që të konstituohet Kuvendi. Unë mendoj që LVV dhe Kurti po dalin turpshëm me këto deklarata e këto veprime.Ndërsa për kërkesen e z.Bahtirit është mirë që atë kurban ta prejnë  së bashku me Kurtin dhe ndoshta munden me i siguru votat për me kalu Albulena Haxhiu si kryeparlamentare”, tha Kadrijaj.

    Sot ka dështuar për herë të 27-të seanca për konstituim të Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark