×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Kurti synon veprime eskaluese në veri, veç për të fituar zgjedhjet

    Insajderi
    10 August 2024 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar paralajmërimet e Bashkimit Evropian për shtimin e masave ndaj Kosovës, në qoftë se Qeveria vazhdon të ndërmarr veprime në veri pakoordinim.

    Kadrijaj ka thënë se çdo herë kur Kosova është paralajmëruar dhe qeveria nuk e ka marrë seriozisht, vendi është ndëshkuar.

    “Sa herë jemi paralajmëruar e qeveria nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin ne jemi ndëshkuar, e në fakt Kosova veç ka sanksione e me këto sanksione Kosova ka humb shumë projekte por edhe besimin e miqve tonë. Ne jemi për shtrirje te sovranitetit e integritetit në tërë territorin e Kosovës por jo me standardin që Kosova po dëmtohet në imazh e në besim nga aleatët”, tha ajo.

    Ajo tha se Kosova është në vit zgjedhor, dhe sipas saj Kurti ka për synim të bëjë veprime eskaluese në veri që ta mbajë besimin e qytetarëve për t’i fituar zgjedhjet.

    “Po meqenëse jemi në vit zgjedhor Kurti ka synim për veprime eskaluese në veri për të mbajt besimin e militantëve veç për të fituar zgjedhjet me kushtin që edhe Kosova me humb. Me këto agjenda të Kurtit, ministrave, deputeteve të mazhorances që kush nuk mendon si Kurti duhet të sulmohet e të degradohet nga ushtria e Facebook-ut, bile bile edhe aleatët tonë amerikan ka pasoja për vendin”, ka deklaruar deputetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark