Kadrijaj: S’pritet ndryshim, këtë mund ta bëjë vetëm LVV - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: S’pritet ndryshim, këtë mund ta bëjë vetëm LVV

    Insajderi
    25 May 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët fillojnë të mblidhen. Në orën 11:00 do të nis seanca për konsituimin e Kuventid. Për herë të 21 po tentohet, por shihet se edhe këtë herë do të dështojë, shkruan Insajderi.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk presin ndonjë ndryshim në seancën e sotme.

    Ajo ka thënë se ndryshimi mundet me ardhë vetëm nga LVV.

    “Ndryshimi mundet me ardhë vetëm nga LVV nëse do ta ndryshonte kandidatin ose do të ndryshonte qasje. Ndryshimi i kandidatit do të kishte qenë një zgjidhje”, ka thënë Kadrijaj.

    Kadrijaj tha se AAK nuk ndikon në votën e deputetit goran Adem Hoxha, i cili iu bashkua Grupit Parlamentar të partisë së saj, por tha se Vetëvendosje ka bërë përpjekje për të bindur atë deputeten boshnjake Duda Balje.

    “Ka pasur përpjekje për të bindur anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare, përfshirë edhe znj. Duda Balje dhe zotëri Hoxha, që janë deklaruar se kanë pasur komunikime me të gjitha palët. Megjithatë, qëndrimet e tyre janë të pavarura dhe individuale. Nuk kemi ndikim as mbi z. Hoxha, as mbi znj. Balje – janë deputetë të cilat vendosin në bazë të bindjes dhe vlerësimit të tyre. Ato vetë kanë deklaruar se nuk janë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimet e tyre publike kanë qenë të qarta në këtë drejtim”., u shpreh ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark