Kadrijaj: Veç me e propozu Albulena Haxhiun për çmim Nobel për dështime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Veç me e propozu Albulena Haxhiun për çmim Nobel për dështime

    Insajderi
    19 May 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të AAK’së, Time Kadrijaj, është deklaruar pas dështimit të seancës konstituive.

    Ajo ka thënë se s’ka mbetur tjetër veç të propozohet për çmim Nobel kandidaten e LVV’së për kryekuvendare, Albulena Haxhiun, për, siç tha ajo, dështime të njëpasnjëshme, shkruan Insajderi.

    Po përsëritet skenari i njëjtë. Ishte një kërkesë e kryesuesit të Kuvendit që seancat të mbahen çdo javë. Normal që u refuzua nga të gjitha partitë opozitare, për shkak se është shkelje e Kushtetutës. Andaj ne nuk e pranuam.

    Veç me e propozu për çmim Nobel Albulena Haxhiun edhe pse është për të arriturat ky çmim, me e propozu për çmim Nobel për dështimet e njëpasnjëshme nëpër seanca”, deklaroi Kadrijaj.

    Deputetja e AAK’së po ashtu foli edhe për ankesën e AAK’së në Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, ku bëri të ditur se janë në përpilim të komenteve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark