Kadrijaj: Vendimi për mos sigurimin e librave për nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Kadrijaj: Vendimi për mos sigurimin e librave për nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve

    Insajderi
    26 August 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se vendimi per mos sigurimin e librave per nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve.

    Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe vendimi për të aplikuar përmes platformës e-Kosova.

    “Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shume po e komplikojne jeten e qytetareve. Vendimi per mos sigurimin e librave per nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve te cilët kanë më shume se nje femijë. Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformen E Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhes per blerje te kohës  qe ndoshta prinderit asnjehere nuk do i marrin këto mjete. Qeveri e turpit dhe për faqe te zezë!”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark