Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Ismail Kahraman, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve.
Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Kahraman, ka theksuar se vetëm gjatë vitit 2015 kompanitë turke kanë investuar në Kosovë 246 milionë euro.
“Shteti turk dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe për këtë falënderoi mbi 500 kompani e biznese turke, të cilat kanë bërë investime në Kosovë në shumë sektorë të ndjeshëm”, u shpreh ai.
Sipas tij, Kosova ka përfituar nga Turqia rreth 1 miliard euro, si në investime, ashtu edhe në donacione.
Në takim u tha se vlerë e përbashkët është angazhimi në luftën kundër terrorizmit.
Të dy homologët u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të thellohet edhe më shumë, duke zhvilluar edhe vizita të ndërsjella të kryetarëve të të dyja parlamenteve./Insajderi.com