Kaja Kallas do ta vizitojë Shqipërinë më 8 prill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaja Kallas do ta vizitojë Shqipërinë më 8 prill

    Insajderi
    04 April 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill.

    KlanTV ka publikuar edhe agjendën e takimeve që Kallas do të zhvillojë në Tiranë. Ajo do të takohet fillimisht me presidentin Bajram Begaj.

    Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Takime do të ketë edhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

    Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve.

    Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark