Kaja Kallas në Tiranë: Të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaja Kallas në Tiranë: Të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    08 April 2025 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga çështjet e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë, ishte edhe zhvillimet në rajon.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Insajderi.

    “Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situatat në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Më pas, do të shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të vij në takimin e komnitetit politik evropian”, theksoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark