Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, me numër 37, Kurtan Kajtazi, po vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme në çdo vend.
Ai është mirëpritur në nëndegët Dardania 1 dhe 2.
Kajtazi tha se aty u shpreh besimi i plotë se Kosova mundet ma mirë 9 shkurti.
“Kur qytetarët bashkohen, ndryshimi është i sigurt. Kështu kanë vendosur edhe banorët e Dardania 1 dhe 2, té cilët shprehën besimin e plotë se Kosova mundet ma mirë 9 shkurti është përcaktimi ynë i përbashkët për të ardhmen”, tha ai.
Ai po ashtu tha se mbështetje ka marrë edhe nga Kalaja 2.
“Kalaja 2 e vendosur dhe e përkushtuar maksimalisht për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me shumë banorë edhe profesor Bajram Mulaku, ish kryetar i komunës, në përkrahje të kandidatëve për deputet dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza. Të bashkuar do t’ia dalim që pas 9 shkurtit Kosovën ta bëjmë më të mirë”, shkroi ai.