Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kurtan Kajtazi, ka njoftuar se takimi i tij i fundit në Mihaliq ka sjellë konfirmimin se qytetarët janë të gatshëm për ndryshim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai tha se në këtë fshat ka ndjerë shpresë dhe entuziazëm të thellë tek secili qytetar që takoi.
Kajtazi shtoi se banorët e Mihaliqit janë të bashkuar për të ardhmen e Kosovës dhe janë të vendosur të mos e humbasin mundësinë që u ofrohet më 9 shkurt.
“Sonte në Mihaliq morëm konfirmimin se pas 9 shkurtit Kosova do të bëhet ma mirë. Shpresë dhe entuziazëm tek secili qytetar që takuam, të cilët janë të bashkuar për të ardhmen e Kosovës që e meritojmë të gjithë”, shkroi ai në Facebook.