Kurtan Kajtazi, kandidat i PDK’së për deputet me numrin 37, ka thënë se Studimja e Epërme e Vushtrrisë ka vendosur për Kosovën ma mirë.
Kajtazi ka thënë se aty pa që PDK do të shënojë fitore bindëse më 9 shkurt.
“Studimja e Epërme paska vendosur për Kosovën ma mirë. Sot ishim aty për fushatë, por gjetëm festë për fitoren bindëse të PDK-së më 9 shkurt, që është fitore për të ardhmen”.