Kalendari historik, 29 shtator - Insajderi
×
Kulturë

Kalendari historik, 29 shtator

Insajderi
29 September 2021 - 14:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 shtator, shkruan Kosova Post.

29 Shtatori është dita e 272-të e kalendarit, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 93 ditë.

29 shtator 1902 – Novelisti dhe gazetari francez me famë botërore, Emile Zola, autor i dy romaneve të shquar si “Nana” dhe “Zherminal”, u shua në Paris në moshën 62-vjeçare.

29 shtator 1911 – Shpërtheu Lufta Tripolitaniane, e njohur gjerësisht edhe si Lufta Italo-Turke, ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Italisë që synonte të pushtonte Libinë. Shumë oficerë turq, mes të cilëve edhe Mustafa Kemali, morën pjesë vullnetarisht në këtë luftë.

29 shtator 2008 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërtheu një prej krizave financiare më të rënda në historinë botërore. Pas shpalljes së falimentimit të disa kompanive financiare të rëndësishme, mes të cilave spikaste veçanërisht “Lehman Brothers”, indeksi “Dow Jones” i Bursës së Nju-Jorkut pësoi një rënie historike me 777 pikë, një rekord i paprecedent.

1829 – Themelohet Metropolitan Police njohur edhe si “the Met” , (lexo: dhë Met), në Londër.

1850 – Hierarkia romako-katolike rithemelohet në Angli dhe Uells nga Papa Pius IX.

1885 – U hap tramvaji i parë elektrik në botë në Blackpool, Angli.

1924 – Plutarco Elías Calles shpallet President i Meksikës.

1964 – Botohet për herë të parë tripi komik argjentinas Mafalda.

1967 – Emetohet seria e parë e serialit televiziv Captain Scarlet.

1971 – Omani i bashkangjitet Ligës Arabe.

1996 – Nintendo paraqet Nintendo 64 në Amerikën Veriore.

Lindje

1547 – Miguel de Cervantes, letrar spanjol(Don Quijote)

1758 – Horatio Nelson, detar dhe admiral britanez

1820 – Henrik V, , mbret i Frances

1901 – Enrico Fermi, fizikant italian

1931 – Anita Ekberg, aktore suedeze

1935 – Jerry Lee Lewis, muzikant amerikan

1936 – Silvio Berlusconi, politikan italian

1938 – Wim Kok, politikan holandez

1939 – Fikret Abdić, politikan , biznismen boshnjak i denuar per krime.

1940 – Nicola di Bari, kengetar italian

1942 – Donna Leon, shkrimtare amerikane

1943 – Lech Walesa, politikan polak

1959 – Raff, kantautor italian

1965 – Enriko Ceko, kantautor, ekonomist, jurist, gazetar, shqiptar

1976 – Andrej Ševčenko, futbollist nga Ukraina

Vdekje

1902 – Émile Zola, letrar francez

1990 – Alberto Moravia, letrar italian

1997 – Roy Lichtenstein, pop artist amerikan

2010 – Tony Curtis, aktor amerikan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark