Kalenderi “pushton” sërish Evropën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kalenderi “pushton” sërish Evropën

    Insajderi
    16 September 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridon Kalenderi ka shkëlqyer edhe të dielën në garën “Ditët e Buzetit 2024”.

    Në një konkurrencë të “çmendur” me makina e garues të jashtëzakonshëm, Liri është renditur i pari në Grupin 1 dhe Kategorinë 1.

    Deri te fitorja Kalenderi me Mitsubishi Evo 9 arriti me kohën e përgjithshme prej 04:52.554 minuta (02:26.691 dhe 02:25.863), me shpejtësi mesatare prej 123.4 kilometra në orë.
    Është ky triumfi i dytë i Kalenderit në një garë të vlefshme për Kampionatin Evropian, pas suksesit të arritur në qershor, në Shtenberk të Çekisë.

    Ndërsa, Kampionatin Evropian, në tërësi e ka “ndjekur” dhe e ka përfunduar me sukses Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift , i cili në Buzet u rendit i katërti në Grupin 3, e në të njëjtën pozitë edhe në plasmanin përfundimtar të EHCC, që gjithsesi është e arritur e madhe.

    Në Buzet ishte pjesëmarrës edhe Valon Jaha me BMW, i cili në një konkurrencë shumë të fortë, u rendit i shtati në Grupin 4, por i ka inkasuar 6 pikë shumë të rendësishme në FIA CEZ, ku aktualisht është i pari në këtë grup.

    Paraqitje shumë të mirë pati edhe garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri, duke u renditur i dyti në Grupin D/E2-SS.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark