Qindra zjarrfikës në Kaliforni po luftojnë ta shuajnë zjarrin e përhapur tashmë në 21,000 hektarë (52,500 hektarë), transmeton Insajderi.
Të paktën 2,000 banorë si dhe udhëtarë në shtegun e ecjes Pacific Crest janë larguar nga zona, bëjnë të ditur autoritetet.
Si u përhap zjarri?
Zjarri u intensifikua dhe u përhap nga karburantet e thata, kushtet ekstreme të thatësirës, temperaturat e larta, erërat dhe stuhitë rrufe.
Autoritetet paralajmërojnë se stuhitë e mundshme mund të rezultojnë në më shumë zjarre në ditët në vijim.
Poashtu, Shërbimi Pyjor i SHBA-së paralajmëroi se kushtet mund të jenë “jashtëzakonisht të rrezikshme për zjarrfikësit, pasi erërat mund të jenë të forta, duke bërë që zjarri të përhapet në çdo drejtim”.
Megjithatë, meteorologu Brad Schaaf tha për New York Times se tymi nga flakët e McKinney mund të ulë temperaturat.
Ndryshe, ky zjarr është i dyti më i madh që ka përfshirë shtetin në ditët e fundit.