Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi dje (e premte) kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ndërsa sot ka reaguar avokati i tij, Tomë Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se që nga 21 janar i këtij viti e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se ambasadori Berishaj është në Prishtinë dhe është i gatshëm për të dhënë sqarime.
Më tej, Gashi ka thënë se drejtësia nuk bëhet me presion, por me fakte.
“Për ata që gjithmonë vonohen. Unë po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke njoftuar Prokurorinë se z. Berishaj është në Prishtinë dhe se në çdo moment ai është i gatshëm për të dhënë sqarime ne Prokurori. Martini nuk ka se çfarë të fshehë”, ka shkruar avokati Gashi.