Debate kto të kaluara edhe në banalitete e eskalime totale.
Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Rozës dhe Ledjonës.
Ledjona ka shpërthyer në ofendime ndaj moderatores, duke i thënë që është femra më mosmirënjohëse dhe më e shtirur në shtëpi.
Në një moment krahas Rozës ka kaluar Juli, të cilit Ledjona i tha që t’i qëndrojë larg banores pasi mund ta dhunojë atë.
“Kalo në dhunë se kemi Prime sot”, ishte njëri nga komentet e Ledjonës.
Pavarësisht ofendimeve që banorja i bëri, moderatorja tha që ndihet shumë mirë me veten e saj dhe nuk i bëjnë përshtypje fjalët që Ledjona i thotë./lajmi