Me 72 vota pro ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që tri marrëveshjet ndërkombëtare të vendosen në fund të agjendës së kësaj seanca të sotme.
Në votim morën pjesë 79 deputetë ndërsa 8 deputetë ishin kundër mocionit.
LDK e PDK kërkuan riformulim të këtij mocioni.
“Mendoj që ky mocion mund të riformulohen ne siç e dini kemi dakordim që pikën e parë pra marrëveshjen që nuk e kemi votuar për shkak të ndryshimeve të investimeve që janë bërë në Mitrovicë dhe Skenderaj ne jemi dakorduar që ta votojmë, sa i përket marrëveshjeve në radhë këtu besoj që kemi dakordim…e para mund të spostohet si pikë e fundit e seancës së 23 dhjetorit dhe pastaj pikat e rendit të ditës me pikat e tjera”, tha Abelard Tahiri.
“Është e paqartë çka po kërkon propozuesi i mocionit… Ajo propozoi mocion derisa në sallë të jenë 80 deputetë në fakt në sallë janë 82 të paktën ju kështu e deklaruat ndërsa vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare merren me vendim të 2/3 të gjithë deputetëve nuk merren me 2/3 të deputetëve që përkrahin në çështje apo jo…ne kemi kuorum për të marr vendim dhe duhet procedohet me votim”, u shpreh Arben Gashi.