Ka kaluar në parim projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës me 86 vota për.
Projektligjin e kanë mbështetur të gjitha partitë në Kuvend.
Kundër tij ka dalë vetëm deputeti Haki Abazi.
Për projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë kanë shprehur mbështetjen të gjitha partitë politike në vend.
Derisa si risi në këtë projektligj është mundësia e votimit fizikisht në ambasadat e Kosovës në vendet ku jetojnë mërgata, si dhe vota preferenciale, e cila nga 5 është rritur në 10.