Policia e Kosovës ka sekuestruar dje drogë, vlera e së cilës sipas Prokurorisë së Pejës është 5 milionë euro.
Ky aksion anti-drogë është zhvilluar dje në Pejë.
Ndërkaq, Policia në raportin 24 orësh, ka njoftuar se është gjetur po ashtu një sasi e madhe e drogës të papërpunuar dhe të papërpunuar e cila sipas tyre pritet të peshohet në ditët e ardhshme.
Vlera kalon peshën e një toni.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës Shqipërisë, pasi që kishte mbjella 2850 bimë të llojit kanabis-sativa të cilat janë shkartuar, ndërsa janë sekuestruar 2530 euro para të gatshme, gjashtë telefona mobil, 133.95 kg substancë narkotike marihuanëdhe një sasi e madhe e drogës të përpunuar dhe të pa përpunuar, e cila pritet të peshohet në ditë e ardhshme, pasi që kalon peshën e një toni, me vlerë rreth pesë milion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.