Ka marrë fund edhe “telenovela-Reformë në Drejtësi” e cila është finalizuar me një konsensus të plotë duke marrë 140 vota në votimin e orëve të para të mëngjesit të 22 korrikut. Përpjekjet e gjata sidomos negociatat intensive të 24 orëve të fundit, sollën më në fund konsensus mes palëve.
140 votat u bënë bashkë për votimin, edhe pse disa nene morën më pak vota.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij para deputeteve se miratimi i kësaj reforme është nisja e një revolucioni, që do të nxjerrë tymin e zi të pallatit të padrejtësisë në Shqipëri. Sipas Ramës, fshesa e hekurt do të fshijë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe politika nuk do te ketë dorë për të ndërhyre si natën ashtu edhe ditën.
“Vota e sotme do të çelë siparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi. I siguroj të gjithë shqiptarët se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e Vetting-ut ku trupat e zbatimit të reformës do të paraseleksiohen dhe do të mbështeten nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në një luftë të egër, me killerat parelinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare dhe me politikën e mbrapshtë e cila nuk do të heqë dorë asnjë ditë apo natë, në përpjekjen e marrë për ta ndalur historinë e re që sapo ka filluar”, deklaroi Rama. /Tch