![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kalimi i Rafahut u mbyll menjëherë pasi kaluan 20 kamionë me ndihma drejt Gazës, raporton CNN.
Momenti kalimit të kamionëve u transmetua drejtëpërdrejt nga televizioni egjiptian, ndërsa qytarët të shumtë nisën festën.
Ambasada amerikane tha më herët se pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës do të hapet këtë mëngjes për të lejuar edhe shtetasit e huaj të largohen nga Gaza.
Shumë njerëz në Gazë, të cilët nuk kanë mundësi ta hanë më shumë se një shujtë ushqim në ditë dhe s’kanë ujë të mjaftueshëm të pijes, janë duke pritur për ndihmat e shumënevojshme.
Spitalet, po ashtu, kanë nevojë urgjente për furnizime me ilaçe dhe karburant për gjeneratorët e tyre, në përpjekje për t’i shëruar qindra njerëz të plagosur nga bombardimet.
Qindra persona me pasaporta të huaja janë parë, po ashtu, duke pritur për të kaluar nga Gaza në Egjipt, për t’i ikur konfliktit.