Dy serb kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi përmes Zveçanit dhe kanë shkaktuar aksident trafiku.
Të njëjtit me vete kishin zogj të kontrabanduar dhe disa pako me gjëra ushqimore.
Policia e Kosovës tha se automjetin e kishin parë gjatë patrullimit, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Banov Do- Zveqan / 30.01.2025-14:00. Policia gjatë patrullimit kanë takuar automjetin e drejtuar nga i dyshuari mashkull serb dhe pasagjerin serb (i cili ishte larguar në drejtim të panjohur), të cilët përmes rrugëve ilegale kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-R. Kosovës si dhe kanë shkaktuar aksident trafiku. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetë pako me zogj gjithsej 1600 copë disa pako me gjëra ushqimore. Me vendim të prokurorit automjeti dhe malli i janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.