Kaluan ilegalisht kufirin, policia ndalon katër shtetas të Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaluan ilegalisht kufirin, policia ndalon katër shtetas të Serbisë

    Insajderi
    03 April 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar të mërkurën një automjet me targa të Serbisë në zonën kufitare Dobrosin-Stublinë.

    Sipas policisë, në automjet ndodheshin katër të dyshuar shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin, transmeton Insajderi.org

    “Nga njësiti policor është ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin gjendeshin katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Serbisë, pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark