Gjykata Themelore në Pejë i caktuar masën e paraburgimi ndaj instruktorit Bujar Gashi. Instruktori u arrestua të enjten në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.
Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Gjykatës ku jepen edhe arsyet se pse është marrë kjo masë.
Sipas Gjykatës, nëse instruktori i dyshuar për ‘ryfshet’ lihet në liri ekziston rreziku i ikjes.
“Ndaj të pandehurit Bujar Gashi caktohet masa e paraburgimit e cila mund të zgjasë nga data 27.06.2024 deri 27.07.2024. I pandehuri nëse mbetet në liri ekziston rreziku i ikjes pasi vepra për të cilën dyshohet hynë në kapitullin e veprave të korrupsionit zyrtar“.
Po ashtu thuhet se ekziston mundësia që të ndikoj edhe në dëshmitarët e rastit, nëse lihet në liri.
Çka tha mbrojtja e instruktorit për rastin?
Mbrojtësi i të pandehurit, avokati Salih Mekaj, ka deklaruar se Bujar Gashi nuk mund të hetohet për “marrje ryfsheti” sepse sipas tij ai nuk është person zyrtar, por vetëm instruktor.
“Nga aktvendimin për fillimin e hetimeve, shihet se i pandehuri Bujar Gashi, është duke u hetuar për veprën penale marrje e ryshfetit, por cilësia e tij si instruktor në një auto shkollë private, nuke e vesh të njëjtin si person zyrtar, dhe për rrjedhoje i njëti nuk mund të jetë kryes i kësaj vepre penale“, ka deklaruar ai.
Por, përgjigjen për këtë e mori nga Prokuroi i shtetit Ersan Qavolli, i cili i ka sqaruar ligjin për patentë shoferë.
“Prokuroi i shtetit Ersan Qavolli ka shtuar se lidhur me cilësinë e të pandehurit, si instruktor, detyrat dhe obligimet e tij, i rjredhin nga ligji për patentë shofer, përkatësisht nenit 44, 46, 48 dhe neneve tjera, e të cilat e parashohin edhe licencimin e tij nga ministria përkatëse, dhe faktin se i njëti bartë autorizime publike, se ai e ka statusin e personit zyrtar“, thuhet në dosje.
Por, mbrojtja e Bujar Gashit tha se provat nuk janë të mjaftueshme dhe po dërgojnë drejt elementeve të “mashtrimit”,
“Nga këto arsye konsideroj së nuk janë prezantuar prova të mjaftueshme, të cilat do te bënin të besueshëm dyshimin së i pandehuri i ka kryer veprat penale ne fjalë, bindja ime është së këto prova çojnë në drejtim të një vepre penale krejt tjetër, e që është mashtrimi“, tha ai.
Avokati, Salih Mekaj duke kërkuar zbutje të masës tha se Bujar Gashi duhet të i nënshtrohet një intervenimi kirurgjikal.
“Si dëshmi për gjendjen e tij shëndetësore, i dorëzoj disa raporte, të cilat tregojnë se i njëjti pa vonës duhet të i nënshtrohet një intervenimi kirurgjikal në prostatë, për largimin e një formacioni tumoral-heterogjen. Përfundimisht i propozoj Gjykatës që ta refuzoj kërkesën për caktimin e paraburgimit“, ka deklaruar Mekaj.
Edhe i dyshuari Bujar Gashi tha se nuk ka kryer vepër penale madje sipas tij për kandidatin nga i cili po dyshohet se ka marrë ryfshet, i ka kërkuar që të mësoj se nuk mund të ushtoj ndikim të zyrtarët.
“Në tërësi pajtohem me deklarimin e’ mbrojtësit. Kurrë nuk kam kryer vepër penale në të kaluarën e as te dhe rasti më është mundur në një farë mënyre brenda 30 sekondave, kurrë nuk i kam premtuar askujt se as qe do të ndihmoj e as te ja kaloj provimin, përkundrazi tek kandidati në fjalë kam insistuar që ai te mësoj, kurrë nuk kam provuar që të ushtroj ndikim dhe nuk kam mundësi, jam mbajtjes i familjes“, tha instruktori
Çka thuhet në kërkesën për paraburgim ndaj Bujar Gashit?
Në kërkesën për paraburgim janë detaje nga rasti.
Aty thuhet se Bujar Gashi, instruktor po dyshohet për dy vepra penale “Marrje e ryshfetit dhe “Ushtrim i ndikimit”.
Për këtë rast përmenden dy dëshmitar.
Me datë 27.06.2024 (dje), në hapësirat e auto-shkollës, janë ndaluar dy dëshmitar dhe instruktori.
Policia ka kontrolluar Bujar Gashin ku dhe i ka gjetur 500 euro që u dhanë nga dy dëshmitarët.
“Pasi që të dy dëshmitarët kanë dalë nga hapësirat e auto-shkollës “Trafiku”, Sektori për Hetime Financiare DHKEK-DPP-Prishtinë, kanë intervenuar dhe i kanë ndaluar dy dëshmitarët dhe të dyshuarin Bujar Gashi – Instruktor në Auto -shkollën “Trafiku” në Pejë, ku posa të njëjtit e kanë legjitimuar të dyshuarin Bujar Gashi dhe pasi që e kanë kontrolluar në xhepin e pasmë të pantallonave i është gjetur shuma e parave në vlerë prej pesëqind (500) euro, më saktësisht pesë (5) kartëmonedha me nga njëqind (100) euro“, thuhet aty.