
Morena Taraku është liruar nga spitali.
Bukuroshja pejane kishte më shumë se 10 ditë që po trajtohej në spital.
Pa ndarë shumë detaje aso kohe rreth diagnozës së saj, Morena kishte postuar vetëm një fotografi me barkun e fashuar dhe duke marrë infuzion.
“Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve ulje e ngritje, me probleme shëndetësore të babait tim, stres dhe momente të gëzueshme. Por, kam vetëm një kërkesë: Ju lutem jetoni jetën tuaj pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur, dhe nuk duhet të marrim asnjë moment të vetëm si të mirëqenë. Kaloni jetën tuaj me njerëz që ju duan dhe me të cilët ju doni – kjo është e vërteta e lumturisë në jetë. Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë tuaj. Shumë dashuri për të gjithë ju”, kishte shkruar tutje Morena.
Ndërkaq, Morena tashmë është liruar nga spitali dhe duke u rikupëruar dalëngadalë shfaqet përsëri me një fasho në stomak, por kësaj radhe më të vogël.
Ende nuk dihen sfidat shëndetësore nëpër të cilat ka kaluar ajo, teksa na mbetet t’i urojmë shërim të shpejt.