“Kam me iu çu në hanë”, përfaqësuesi i kompanisë ku u rrëzua punëtori në Vushtrri kërcënon gazetaren e Insajderit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kam me iu çu në hanë”, përfaqësuesi i kompanisë ku u rrëzua punëtori në Vushtrri kërcënon gazetaren e Insajderit

    Insajderi
    23 June 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i kompanisë “Haki Novolani” ka kërcënuar gazetaren e Insajderit, pas raportimit se një punëtor i kësaj kompanie ka rënë nga çatia e objektit ku po punonte dhe ka pësuar lëndime trupore.

    Ai ka kërcënuar dhe ofenduar rëndë gazetaren e Insajderit.

    “Nuk është prej çatisë oj zojë nuk është. Nuk u ra prej çatisë oj zojë. I vetmi portal që kemi qitë llogo keni qitë sene. Ku pi**** e nanës ti merr drejtë me qitë llogon, llogon e firmës tem, a?. Ku e merr ti atë të drejtë. A po don me ardh me jua q* ropt në p***” me ju qu në hanë”, tha zyrtari i kompanisë “Haki Novolani”.

    Video:

    Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se kanë nisur hetimet.

    Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për punëtorin 23 vjeçar me inicialet E.A të kompanisë “Haki Novolani” nga Vushtrria.

    Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark