Policia e Kosovës ka arrestuar Valmir Dacin, personi i cili e kërcënoi Insajderin, pas raportimit se vëllau i tij Almir Daci, u arrestua nën dyshimin për shpërlarje parash, mashtrim e falsifikim.
Daci e ka kanosur gazetaren përmes telefonit duke përdorur shprehje fyese e ofenduese.
Arrestimin e tij për Insajderin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, teksa shtuan se i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
“Në diten qe keni deklaruar ju ne zyret tona lidhur me rastin, personi i dyshuar eshte arrestuar dhe me vendim te prokurorit eshte derguar ne mbajtje per 48 ore.
Ndersa pas shqyrtimit gjyqesor te njejtit i’u eshte caktuar masa e arrestit shtepiak”, kanë thënë nga policia për Insajderin.
Theksojmë se me urdhër të Prokurorisë së Pejës me 24 qershor është arrestuar Policia e Kosovës në Vërmicë Almir Daci, 33 vjeçar.
Daci është i dyshuar për shpëlarje parash, mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.
Ndaj tij kishte urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti zviceran.
Prokuroria e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Dacin./Insajderi.org