“Kam me të pre me sakicë, me gjithë familje”, kërcënohet deputetja e PDK’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kam me të pre me sakicë, me gjithë familje”, kërcënohet deputetja e PDK’së

    Insajderi
    03 June 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka pranaur disa kërcënime në llogarinë e saj në facebook.

    Sipas deputetes ky kërcënim erdhi për shkak të keqkuptimit që kishte Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz me një deklaratë të saj.

    “Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”, ka shkruar ajo në facebook.

    Musliu-Shoshi shkroi se për kërcënimet e marra do të hap edhe rast në Polici.

    mes tjerash ajo ka shkruar se PDK ka bërë historinë, kurse Vetëvendosje të vazhdojë me filma.

    “Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë këtu në shërbim të Atdheut, edhe atëherë kur ju dhe idollët tuaj refuzonit ta njihnit shtetësinë dhe simbolet e Kosovës. 🇽🇰❤️🇺🇸“, thuhet në postimin e MUsliu-Shoshit.

    Postimi i plotë:

    Kosova ka qenë plotësisht NË TË DREJTËN e saj për të shpallur PAVARËSINË, dhe për këtë kontributi i familjes sime është i njohur.

    Mirëpo, fakti se Kosova ka qenë në të drejtën e saj, nuk nënkupton që për këtë do të pasonin njohjet ndërkombëtare pa ndihmën e aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    E drejta e popullit të Kosovës për të shpallë pavarësinë u shfrytëzua edhe në vitin 1990, por rezultoi me një njohje të vetme – atë nga Shqipëria. Pra, e drejta për të shpallur pavarësinë nuk t’i garanton edhe njohjet ndërkombëtare.

    Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008 nga aso kohe kryeministri Hashim Thaçi, Kosova mori me dhjetëra njohje nga shtet më të fuqishme të botës, dhe këtë vetëm falë bashkëpunim me SHBA-të dhe me shtetet mike në Europë.

    Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?

    Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.

    Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici.

    Për fund këtyre kërcënuesve iu them:

    PDK bëri historinë, ju vazhdoni bëni filma. Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë këtu në shërbim të Atdheut, edhe atëherë kur ju dhe idollët tuaj refuzonit ta njihnit shtetësinë dhe simbolet e Kosovës. 🇽🇰❤️🇺🇸

    E juve pushka top iu bëftë.

    P.S NDJESË PËR GJUHËN E PËRDORUR!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark