“Kam nxjerrë dokument të rëndësishëm nga Kosova, e kam çuar në bankën gjermane” – Gërvalla tregon nëse ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kam nxjerrë dokument të rëndësishëm nga Kosova, e kam çuar në bankën gjermane” – Gërvalla tregon nëse ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale

    Insajderi
    25 August 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka sqaruar deklaratat e saj lidhur me pretendimet se ka dërguar materiale në Hagë kundër liderëve të UÇK-së.

    Ajo ka thënë se ka nxjerrë një dokument të rëndësishëm jashtë Kosovës, por nuk e ka dërguar në Hagë. Sipas saj, dokumenti ndodhet i sigurt në një bankë gjermane.

    “Lutjen ma ka bërë një familje që ta gjej mundësinë ta nxjerr dokumentin jashtë Kosovës. Nuk e kam dërguar askund; ai ndodhet në sef të një banke gjermane”, tha ajo.

    “Pavarësisht kësaj, nuk kam asnjë kontakt me asnjë hetues të EULEX-it, as me ndonjë zyrtar të Gjykatës Speciale,” shtoi Gërvalla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark