×
  • Lajme
  • Euro 2024
  • Sport
  • Euro 2024

    “Kam oferta”: Armando Broja flet për planet e tij

    Insajderi
    02 July 2024 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja është hapur për të ardhmen e tij, ndërsa pretendon se qëndrimi në Stamford Bridge është një nga opsionet e tij të shumta.

    22-vjeçari ka dështuar të vendoset si opsioni i parë i sulmit te Chelsea, pavarësisht se bëri debutimin e tij për klubin në vitin 2020.

    Ai u dërgua në një huazim afatshkurtër te Fulham në shkurt të këtij viti, megjithatë, ai nuk arriti të shënonte asnjë gol në tetë paraqitjet që bëri në Craven Cottage, shkruan Goal.com.

    Tani, sipas raportimeve, Blutë po mendojnë të shkarkojnë sulmuesin përpara sezonit 2024/25 pasi ai konsiderohet i tepërt ndaj kërkesave të tyre.

    Gjigantët e Premier League duan të finalizojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm përpara se Enzo Maresca të fillojë para-sezonin me skuadrën.

    “Është e vërtetë, kam oferta nga Seria A, Bundesliga dhe Premier League. Të qëndroj te Chelsea? Është një opsion. Unë kam ende një kontratë këtu”, tha Broja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark