“Kam patur një histori me Romeon”, Vajza misterioze habit me deklaratën – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Kam patur një histori me Romeon”, Vajza misterioze habit me deklaratën

    Insajderi
    20 February 2024 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jori Mersin është një agjente imobilare e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Një gotë rose” nga Rozana Radi.

    Teksa kanë biseduar për “BBV3”, ajo ka treguar se ka patur një flirt veror me një nga personazhet e këtij edicioni, por ajo nuk ka preferuar ta tregojë emrin.

    Mesa duket bëhet fjalë për Romeon Veshajn, marrëdhëniet e të cilit janë shumë të komentuara në media.

    Moderatorja Rozana Radi ka ngulmuar për emrin dhe Jori i ka dhënë disa detaje. Ajo tregon se ata të dy kanë qenë në një club në Milano, ndërsa personi në fjalë po kërcente me dikë tjetër e po shihte Jorin.

    Por duke u përpjekur të fshehë emrin, Xhani Demnika ka thënë se bëhet fjalë për Romeo Veshaj, për të cilin Jori ka qeshur duke e pohuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark