“Kam pi kafe me Muhamed Likën”, flet personi që ishte arrestuar nga bastisja që kishte kryer policia Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kam pi kafe me Muhamed Likën”, flet personi që ishte arrestuar nga bastisja që kishte kryer policia Kaçanik

    Insajderi
    01 May 2025 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kishin zhviluar aksion në Kaçanik, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave të dyshuar si pjesë e grupit “Rinia Islame në Kaçanik”, që dyshohet për shpërndarje të thirrjeve me motive fetare.

    Një ndër të arrestuarit ishte Labinot Murati, ai ka treguar se u arrestua gjatë një bastisjeje nga Policia e Kosovës, por jo për vrasje, siç ishte raportuar, por për dyshim si organizator i një grupi terrorist.

    Ai tha se edhe e kishte njohur personalisht policin e vrarë.

    “E kam njoft policin Muhamed Lika personalisht, kam pi kafe me ta. Më ka respektu dhe e kam respektu”, tha ai në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark