Ish-zyrtari i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Alban Pozhegu ka rrëfyer ekskluzivisht për InDoks se si u përjashtua nga Fondi për Sigurime Shëndetësore për shkak të raportimit të keqpërdorimeve që po bëheshin brenda këtij institucioni.
Pozhegu tregon se nënshkroi një tender për një lloj bari i cili sipas tij në treg shitjen më lirë.
“Po ky barë, është publikuar disa herë si tender edhe disa herë është anuluar për shkak të çmimit ndërsa kur ka ardhë radha ime, unë e kam anuluar, e kam refezu nënshkrimin me arsyetim se çmimi është jo normalisht i lartë… unë kam dal në treg të lirë dhe kam marrë fatura për me vërtetu që është ai çmim qysh është, çmimi ka qenë prej 50 mijë nëse nuk gabohem tash, se tash çmimet fiks deri në 250 mijë euro ajo sasi në vlerë, më herët. Do të thotë diferenca ka qenë diku afër 150 mijë deri në 170 mijë euro, shikojeni në dokumente mund të vërtetohet”, ka thënë ai për InDoks.
Përkundër që ai nuk e dha nënshkrimin për këtë tender, dikush tjetër e çoi përpara këtë kontratë të jashtëligjshme. Përmend emra konkret.
“Publikimin e njoftimit për dhënie kontrate në atë kohë e ka bë Berat Marmullaku, Berat Marmullaku ka qenë zyrtar i prokurimit edhe pse unë nuk e kam nënshkru dhe e kam dokumentu me paragona që çmimi është i lartë, nuk e kam nënshkru ai e ka shfrtyëzu atë kohën e transferimit tim prej MSH në Fond Për Sigurime Shëndetësore dhe e ka bërë publikimin për dhënie kontrate për atë produkt i cili ka qenë çmimi jo normalisht i lartë, shumë i shtrenjtë disa herë më i shtrenjtë derisa e kam njoftu ai faktikisht e kishte nënshkru kontratën”, tha ai.
“Berati është hala në punë, kur më kanë largu mua një muaj ka qenë ushtrues detyre si shpërblim ia kanë bë pas 1 muaji e kanë largu… E kanë pru Artan Fejzën”, u shpreh ai.
Ndërkohë përmend edhe një rast keqpërdorimi për produktet e hemodializës.
“Artan Fejza tash unë nuk e njoh por është një rast shembull, kontrata mbi ligjin e prokurimit e thotë që e thotë që kontrata për furnizim mbi 125 mijë euro duhet me i nënshtru sekretari dhe ministri, përpos drejtori dhe kompanisë, operatorit ekonomik. Faktikisht Artan Fejza, nënshkruan veç ai edhe operatori ekonomik kur bëjnë pyetje pse u nënshkrua kështu nuk kthen përgjigje, Artan Fejza por kthen përgjigje Berat Marmullaku dhe e arsyeton veprimin e Artan Fejzës dhe thotë se tenderi ka qenë i ndarë në llote dhe e ka nënshkru si kontratë nën 125 mijë euro. Kanë vazhdu u kry ajo punë ka 3-4 vjet dhe kurrkush su marrë me të. Furnizim me produktet e hemodializës nëse nuk gabojë”, deklaroi sinjalizuesi i përjashtuar.
Pozhegu, pas denoncimit që bëri në organet kompetente, e për të cilin do ti jepte të drejtë Gjykata e Tenderëve më vonë, thotë që u largua nga puna, për tu kthyer veç me vendim përmbarimor nga Gjykata.
Në këtë rrëfim për InDoks tregon se si punën e tij e kreu një zyrtar, i cili sipas tij mbante dy punë brenda shtetit. Dy institucione publike.
“Unë ankesën e kam bë në mënyrë në afatet kohore të përcaktuara me ligj, i cili më është refuzuar një komision tjetër i cili nuk më ka thirre farë ka marrë vendim për shkarkimin, largimin tim dhe ai komision pastaj është avancuar në pozita të ndryshme si shpërblim për largimin tim dhe pastaj në fazën tjetër ka qenë, pasi i kam shtjerr këto rrugë të brendshme, në ministri kam vazhdu në inspektorat të punës, këta e kanë vërtetu që në mënyrë jo ligjore më kanë largu dhe më kanë kthy, mirëpo kthimi im nuk është bë nga drejtori jo ligjor i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi por ka ardhë puna deri tek gjykata përmbarimore me urdhëresë me më kthy në punë. Pasi kthehem në punë, kanë tentu më më kthy në gusht të 2019-ës si jam kthy në punë, në pozitën time detyrën time e ka kry si transfer një zyrtar nga MAP-i”,
“Herën e parë që jam kthy kam qëndru 6 muaj në punë, në atë kohë ai zyrtari i prokurimit të MAP-it ka vazhdu të punojë edhe pse kam qenë unë aty, do të thotë unë kam nejt në punë ai ka vazhdu me bë punën time, do të thotë dytë jemi pagu por është edhe një gjë e cila, zotëria që nuk e njoh fare por zotëria është paguar si me punë të rregullte por me orar të rregullte a faktikisht është nënshkru pas orari, që dmth ai ka qenë në punë diku tjetër dhe pas orarit me sistemin e ri që është bë tash të prokurimit kurrkush nuk mundet me punu dhe nuk ka zyrtarë të tjerë të cilët në ndonjë komision apo çka do… Unë në 2017 deri në 2019, unë 2017 jam transferu në fond për sigurime për Shëndetësore prej Ministrisë së Shëndetësisë, në atë kohë prej 2017 kur më ka largu deri në 2019, e ka kry këtë detyrë zyrtari nga MAP-i”, rrëfen Pozhegu.
InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu