
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka konfirmuar për Insajderin se ka fituar sërish një ulëse në këtë parlament.
Zyrtarisht Kamberi ka thënë për Gazetën Insadjeri se do të jetë zëri i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Ai ka treguar se ka marr 11 mijë e 454 vota.
“Po, kam fituar me 11454” tha Kamberi shkurt për Gazetën.
Kamberi flet pas fitorës: Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën e jo konfrontim
Kamberi në deklaratë për media teksa shpalli fitoren, tha se u dha mesazhi i qartë se Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën e jo konfrontim
Ai duke iu referuar Shqiprim Arifit, tha se “gjithkush që ka mendu se këtu me mbjell farën e konfliktit politik me Kosovën, sot e ka marrë përgjigjen e duhur”.
“Faleminderit të gjithëve. Një fitore e madhe e këtij koalicioni e cila nuk e ka domethënien veç te fitorja e një mandati. E ka domethënien te e ardhmja jonë politike. Mesazhi që është dërgu sot është shumë i qartë. Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën e jo konfrontim. Lugina e Preshevës do rezistencë jo dorëzim”.
“Gjithkush që ka mendu se këtu me mbjell farën e konfliktit politik me Kosovën, sot e ka marrë përgjigjen e duhur. Më mirë se vota, më mirë se populli askush nuk e jep. Kur e kemi nisë, kjo betejë është dukur e vështirë për secilin, por në fund me angazhim e punë pamë që i dalim në krye secilës”, u shpreh Kamberi.