Një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës e ka denoncuar vjedhjen e një cisterne të gazit në vlerë 30 mijë euro.
Rasti është raportuar në polici të mërkurën pak para orës 12:00 në mesditë, ka bërë të ditur policia.
Sipas njoftimit të policisë, denoncuesi ka thënë se vlera e cisternës ishte 30,000.00 euro.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 €”, ka thënë Policia e Kosovës.