Kamenicë: Dërgoi veturën tek mekaniku, zbulohet marihuanë e fshehur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenicë: Dërgoi veturën tek mekaniku, zbulohet marihuanë e fshehur

    Insajderi
    11 May 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një qytetar ka raportuar që gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë ka gjetur dy paketime me marihuanë.

    Aty janë gejtur 1.8 kilogramë marihuanë, ndërsa sot gjatë kontrollit të detajuar në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe rreth 1.8 kg marihuanë.

    Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.

    Komunikata e plotë:

    Më datë 10.05.2025, rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës në Gjilan kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.

    Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë.

    Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark