Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve

    Insajderi
    09 March 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq.

    Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.

    Gjatë përplasjes, ish-banorit të “Big Brother VIP”, u ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë.

    Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales, nuk u ndalën.

    Kujtojmë që Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark