Kameramani sirian i nominuar për Oscar nuk lejohet të udhëtojë në ShBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kameramani sirian i nominuar për Oscar nuk lejohet të udhëtojë në ShBA

    Insajderi
    26 February 2017 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kameramani i ri sirian Khaleed Khateeb, i cili me filmin “Helmetat e Bardha” (The White Helmets) u nominua për çmimin e sivjetmë Oscar, nuk u lejua të udhëtojë në ndarjen e çmimit prestigjioz në ShBA.

    Khateeb (21) duhej të nisej nga Stambolli për në Los Angeles, të dielën, më 26 shkurt, për të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Oscar.

    Filmi “Helmetat e Bardha” u nominua për “Statujën e Artë” në kategorinë e dokumentarit më të mirë të shkurtër, shkruan AA.

    Por, Khateeb nuk arriti të udhëtojë për Los Angeles. Ai në profilin e tij në Twitter shkroi se, pasi që ka kaluar tre ditë në aeroportin e Stambollit, edhe pse posedon vizë për ShBA, nuk i është dhënë ‘dritë e gjelbër’ për të fluturuar për në Los Angeles.

    Ndërkohë, agjencia Associated Press raporton se Departamenti për Sigurinë e Brendshme të ShBA-së në momentin e fundit ka penguar ardhjen e tij në Los Angeles.

    Filmi “Helmetat e Bardha” është një film në lidhje me “mbrojtjen civile siriane”, pra për operacionet e shpëtimit të civilëve nga sulmet ajrore të regjimit siria dhe forcave ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark