Një vjedhje ka ndodhur në argjendarinë “Charms” në Gjilan gjatë ditës së djeshme.
Rreth orës 10:00 në mëngjes një grua rreth të 50-tave ka hyrë në argjendari duke marrë një qafore të arit fshehurazi.
Insajderi mëson se gjatë kohës kur gruaja ishte në lokal, punëtorët ishin në pjesën tjetër të ambientit në pamundësi për ta kapur atë.
Në lidhje me rastin janë njoftuar edhe policia por deri tani nuk është pranuar përgjigje.
Insajderi ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë: