×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Kamerat inteligjente që dallojnë  fytyrat e pronarëve nga hajdutët

    Insajderi
    06 May 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kamera inteligjente mund të ndihmojë prindërit në punë që ata ta dinë në se fëmijët e tyre janë kthyer në shtëpi nga shkolla, apo nëse postieri ka sjellur postën në derën e shtëpisë. Ajo gjithashtu mund t’i njoftojë ata nëse një person i panjohur ka hyrë në pronën e tyre.

    “Kamerat e tanishme të sigurisë nuk janë aq inteligjente. Ato mund të tregojnë nëse diçka është duke lëvizur, por nuk e dinë nëse objekti është njeri ose fëmija juaj. Pra, këto kamera nuk mund ta bëjnë dallimin. Ato ju njoftojnë gjatë gjithë kohës edhe mbi ndryshimin e kushteve të ndriçimit që mund të jetë një gjë shumë e bezdisshme. Por, në qoftë se ju jeni shumë i zënë me punën tuaj profesionale, ju doni të dini se çfarë po ndodh në shtëpinë tuaj,” thotë Janina Mattausch, e kompanisë Netatmo.

    Kur anëtarët e familjes hyjnë në shtëpi, kamera inteligjente i dallon ata dhe dërgon informacionin në telefonin inteligjent të pronarit. Pronari mund të kontrollojë informacionin në një kohë të përshtatshme. Por, në qoftë se një njeri i panjohur hyn në shtëpi, kamera dërgon një mesazh alarmi në telefonin e pronarit.

    Kjo kohët e fundit i ndodhi Damien-it nga Paris.

    “Të premten isha në punë, duke marrë pjesë në një takim të rëndësishëm mujor, kur telefoni im filloi të dridhej. Në fillim mendova se ndoshta alarmi ishte i gabuar. Por, njoftimi që më erdhi në telefon thoshte se në banesën time kishte lëvizje të një personi që kamera nuk e njihte,” thotë Damien.

    Pastaj, biznesmeni francez hapi videon dhe u trondit nga ajo që pa.

    “Pashë një person i cili po ecte mbathur me këpucë, një veprim tërësisht i ndaluar në apartamentin tim. Shikova videon drejtpërdrejt dhe u trondita. I kërkova një kolegu të më çonte në shtëpi dhe gjatë rrugës i telefonova policisë. ”

    Damien i tregoi videon policisë dhe brenda ditës ajo e gjeti hajdutin, i cili më vonë u dënua me nëntë muaj burg.

    Kamera inteligjente franceze është pjesë e një prirje në rritje të së ashtuquajturës teknologji e lidhur, e cila përmes internetit mundëson komunikimin ndërmjet pajisjeve të ndryshme./VOA

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark