Kamerieri që i shpëtoi jetën turistes spanjolle: Nuk është hera e parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamerieri që i shpëtoi jetën turistes spanjolle: Nuk është hera e parë

    Insajderi
    17 August 2022 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për Leli Alushajn e diela e 14 gushtit ishte një ditë normale pune. Ishte njoftuar nga pronari i lokalit ku punon prej 9 vitesh si kamerier për mbërritjen e 30 turistëve spanjollë.

    Por 33-vjeçari nuk e kishte menduar se kjo do të ishte dita kur njerëz prej tyre do t’i shpëtonte jetën, dhe do të kthehej në hero.

    “Një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. E pashë që diçka nuk shkonte dhe ndërhyra menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Të gjithë njerëzit që u ndodhën aty pranë u hutuan komplet”, tregon Alushaj.

    Turistja nga Spanja ia ka shprehur mirënjohjen.

    “Më ka bërë ftesë. Më tha që ke shtëpinë tënde në Spanjë, mund të vish kur të duash. Derën e ke të hapur. Është rreth të 50-ve zonja”, tregon ai.

    Po ashtu dhe ndjekësit në rrjetet sociale, që iu shtuan menjëherë sapo video e veprimit të tij, u bë virale.

    Momenti kur 33-vjeçari shpeton turisten franceze

    Dhënien e ndihmën së shpejtë Leli Alushaj e ka mësuar para 13 viteve.

    “Ka qenë kursi patentës i pari ku kam mësuar, pastaj shefi i restoranti që na ka trajnuar për situata të tilla ku duhet të jemi të përgatitur. Gjera që ndodhin janë, njerëz jemi”, thotë 33-vjeçari.

    Nuk është hera parë që 33-vjeçari nga Fieri ka dhënë ndihmë e shpejtë, në punë dhe jashtë saj.  E më krenar për këtë ndjehet familja e tij.

    “Kam një vajzë 3 vjeç e gjysmë, bashkëshorten, prindërit dhe 2 motrat. Mami, babi e sidomos vajza e vogël më thonë hero. Edhe kur e çoj në kopsht vajza thotë: Babi im është hero”, shprehet ai.

    Do ta pranojë apo jo ofertën për të shkuar në Spanjë Leli Alushaj, kamerieri hero, do të na e thotë më vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark