Një kamikaz ka vrarë gjashtë persona në një xhami në verilindje të qytetit nigerian Borno, ka thënë një zyrtar i ushtrisë nigeriane.
Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytetin Damboa, por ky sulm mban vulën e militantëve të grupit islamik Boko Haram.
Ky grup terrorist ka nisur një kryengritje që nga viti 2009 për të ndërtuar një shtet me themele të Sheriatit në vendin me popullatën më të dendur në verilindje të Afrikës, raporton Reuters. /Insajderi.com