Kamioni i serbëve të Kosovës që ia bllokoi rrugën kryeministrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamioni i serbëve të Kosovës që ia bllokoi rrugën kryeministrit

    Insajderi
    02 December 2016 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është penguar të lëvizte lirshëm në veri të Kosovës, nga qytetarët serbë të kësaj pjese të Kosovës, të cilët kanë penguar lëvizjen e kryeministrit përmes një kamioni në rrugën magjistrale Zveçan-Leposaviq, në fshatin Rudarë.

    Siç shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug, gjatë përurimit të një ure të ndërtuar nga KFOR-i mbi lumin Bistrica, që lidhë qytetet e Zveçanit dhe Leposaviqit, qytetarët serbë të Kosovës kishin bllokuar rrugën në fshatin Rudarë, duke vendosur një kamion në rrugë, raporton Insajderi.

    kami

    Isa Mustafa është dashur që të përdor rrugë alternative pasi që rruga kryesore ishte e bllokuar.

    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Giovanni Fungo ka thënë se ura e ndërtuar është projektuar nga një kompani serbe në Kosovë, ndërsa ndërtimi i saj është bërë nga një kompani kosovare. /Insajderi.com

    ka

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark