Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu,ka thënë se me pranimin e Kosovës në organizatat më të mëdha ndërkombëtare të futbollit rritet përgjegjësia e Kosovës në këtë fushë.
“Rritet përgjegjësia në nivelin e Federatës dhe klubeve dhe nuk janë momente kur ne duhet të bëjmë shaka, duhet t’i plotësojmë kriteret për licencimin e klubeve dhe pastaj kemi kualifikimet”, ka thënë Haxhiu për Info Magazine.
“Nevojiten njerëz profesional me punë serioze që është bërë deri më tani me gjithë atë mungesë të kapaciteteve që nuk plotësojnë kriteret për punë”, ka shtuar ai.
Sipas tij kërkesat kryesore janë rritja e stafit dhe hapësira më e madhe.
“Janë dy kërkesa, akomodimi dhe rritja e stafit dhe nevojitet më shumë hapësirë për stafin e nevojshëm për të shkuar tutje. Kemi bërë kërkesë dhe këtë kërkesë do ta përsërisim Janë bërë hapa konkretë sa i përket renovimit të stadiumit”.
Haxhiu ka shtuar gjithashtu se Serbia duhet të pranojë realitetin./Insajderi.com