Kampe paramilitare ruse në Serbi, arrestohen persona të afërt me një ministër serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kampe paramilitare ruse në Serbi, arrestohen persona të afërt me një ministër serb

    Insajderi
    27 September 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona u arrestuan në Shabac të Serbisë me dyshimin se ishin të lidhur me financimin dhe organizimin e kampeve paramilitare ruse për stërvitje të moldavëve dhe rumunëve.

    Në të njëjtën kohë, prokuroria moldave njoftoi se disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ajo kishte arrestuar 74 persona të dyshuar se ishin stërvitur për të nxitur trazira në Moldavi para ditës së zgjedhjeve.

    Sipas mediave, të arrestuarit më parë kishin bashkëpunuar me Nenad Popoviq, aktualisht ministër pa portofol, raporton nova.rs.

    Prokuroria moldave pretendojnë se rusët po stërvitnin moldavë për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve, dhe të gjitha aktivitetet, sipas njoftimeve, po ndodheshin në kampe në Serbi.

    Disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, 74 persona u ndaluan, të dyshuar se ishin trajnuar në Serbi për të krijuar trazira në ditën e zgjedhjeve të 28 shtatorit, transmeton Telegrafi.

    Në një video të publikuar nga organet gjyqësore moldave me titull “Kampet ushtarake në Serbi që organizoheshin nga shërbimet sekrete ruse” shfaqen arrestime, mesazhe të brendshme mes të dyshuarve, para, uniforma, armë dhe eksploziv, dhe thuhet se janë përfshirë edhe agjentë rusë.

    Në deklaratën zyrtare thuhet se personat L. P. (37 vjeç) dhe S. S. (47 vjeç) akuzohen për organizimin e stërvitjeve ushtarako-taktike për shtetas moldavë dhe rumunë, me qëllim, sipas dyshimeve, t’i mësojnë atyre se si të rezistojnë në raste trazirash policore në ditën e zgjedhjeve në Moldavi.

    Moldavia pretendon se stërvitjet u zhvilluan në një lokal pranë Loznicës dhe ishin organizuar në periudhën nga 16 korriku deri më 12 shtator, për rreth 150–170 shtetas moldavë dhe rumunë.

    Një person me emrin Lazar Popoviq, i cili më parë ka qenë këshilltar i Nenad Popoviqit, thuhet se ishte një prej organizatorëve kryesorë. Savo Stevanoviq, gjithashtu, ka bashkëpunuar sipas akuzave dhe dikur ishte anëtar i partisë së Popoviq, më vonë kaloi në fraksionin e kryetarit të komunës Çajetina, Milan Stamatoviq.

    Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se këto akte cenojnë pavarësinë dhe rrugën evropiane të vendit të saj. Rusia i mohoi akuzat dhe deklaroi se Sandu favorizon ndjenjat antiruse për të fituar vota.

    Komisioni Evropian kërkon një hetim të pavarur mbi këtë çështje. Në Serbi, Policia Kriminalistike ka lëshuar deklaratë rreth arrestimeve të bërë në Shabac. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark