Corriere dello Sport shkruan se Ardjan Ismajli mund të kalojë te Napoli në afatin kalimtar të janarit, me menaxherin e shqiptarit që ka pasur kontakte me klubin e njohur italian.
Nuk është sekret që Napoli është në kërkim të një mbrojtësi në afatin kalimtar të janarit, me drejtorin sportiv Mauro Meluso, që ka filluar kontaktet.
Kurti: Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim
Talenti më i madh i akademisë së Barcelonës po tërheq interesimin e Man Utd
Haliti: Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje
Hojlund i bën kërkesë Ten Hagut që t’i jap më shumë minuta yllit të palumtur të Man Utd
Emri i parë i kontaktuar është Ardian Ismajli, në emër që e njeh nga afër Meluso, pasi e kishte afruar nga Hajduk Split te Spezia sa ishte aty drejtor.
Sipas Corriere dello Sport, tashmë ka pasur kontakte me agjentin e Ismajlit, Serxhio Mezin.
Madje aty shtohet se kontaktet kane qenë që të mbyllin marrëveshjen sa më shpejtë.
27-vjeçari llogaritet mbrojtës shumë i rëndësishëm te Shqipëria ku ka edhe 35 paraqitje deri më tani.
Nëse bashkohet me Napolin, ai për bashkëlojtar do ta ketë kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.