Një kampione ruse i shahut, e cila tentoi të helmonte një kundërshtare gjatë kampionatit të shahut të Dagestanit, që u mbajt në Makhachkala në fillim të gushtit, po përballet me tre vjet burg.
Pamjet e kapura nga një kamera sigurie tregojnë 40-vjeçaren Amina Abkarova duke hyrë në sallën ku do të mbaheshin lojërat më 2 gusht.
Gruaja shihet duke parë disa lista në një stol (që ndoshta tregonte se ku do të ulej kundërshtari i saj) dhe pasi sigurohet që fusha është e pastër, i afrohet një prej tabelave të shahut tashmë të vendosura.
Pasi hodhi një vështrim përreth për t’u siguruar që asnjë nga të paktët në dhomë nuk po e shikonte, ajo nxjerr diçka nga çanta. Më pas ajo shihet teksa derdh një substancë mbi tavolinë dhe pjesët e shahut dhe largohet.
Objektivi i Abkarova, sipas mediave ndërkombëtare, ishte 30-vjeçarja Umayganar Osmanova, e cila pasi u ul në tavolinën e shahut shfaqi përkeqësime të shëndetit, gjatë ndeshjes.
Ky veprim i 40-vjeçares doli në dritë pasi një gjyqtar i garave raportoi në polici për gjendjen e çuditshme të Osmanovas, duke bërë që të kontrolloheshin kamerat e sigurisë.
A Dagestan chess player tried to poison her opponent with mercury during competitions
— Sota News (@sotanews) August 7, 2024
The champion of the North Caucasus Federal District in chess Amina Abakarova tried to poison her opponent Umayganat Osmanova right during the competitions, which took place on August 2 in… pic.twitter.com/l9RmMg6xYF