Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik - Insajderi
×
Kulturë

Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik

Insajderi
21 July 2019 - 08:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kampistët e Kampit Ndërkombëtar sot vizitojnë Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

Kampistë nga Franca, Izraeli, Amerika, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndër shumë aktivitete të tjera, do të vizitojnë Muzeun Etnologjik të Kosovës për të shkëmbyer njohuri kulturore mes kampistëve vendas dhe kampistëve vizitorë.

Të gjithë do të shijojnë ushqime tradicionale, si pite dhe fli, e do të kënaqen duke mësuar për kulturën tonë shqiptare.

Kampi Ndërkombëtar financohet nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financiuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Kampi poashtu përkrahet nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, si dhe Komuna e Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark